Ndërlidhjet

Nigeri: Nga eksplodimi i cisternës – 100 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Afro 100 vetë janë vrarë në pjesën juglindore të Nigerisë, kur një cisternë me benzinë është përplasur dhe ka filluar rrjedhja e karburantit.

Banorët e varfër të atij territori pastaj kanë filluar të mbledhin benzinë, por cisterna ka eksploduar fuqishëm, duke shkaktuar vrasjen e shumë njerëzve.

Zyrtarët thanë se katër makina ishin të involvuara në përplasjen e automjeteve në rrugë, ndërsa së paku 20 vetë ishin dërguar në spital me lëndime.

Megjithqë Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, banorët lokalë në territoret prodhuese të naftës, zakonisht jetojnë në varfëri të thellë.
XS
SM
MD
LG