Ndërlidhjet

logo-print

SEEMO: Dënohet sulmi kundër Halil Matoshit


Logo of South East Europe Media Organisation - SEEMO

Logo of South East Europe Media Organisation - SEEMO

Organizata për Media e Evropës Juglindore (SEEMO), me seli në Vjenë, që është pjesë përbërëse e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), e dënon sulmin kundër gazetarit kosovar, Halil Matoshti, i cili i ka thënë KTV-së se është rrahur nga tre persona të paidentifikuar më 10 korrik, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Matoshi, komentator i së përditshmes Koha Ditore, ishte sulmuar derisa kthehej në shtëpi në Prishtinë.

Njëri nga sulmuesit e kishte nxjerrë thikën, por Matoshi ia kishte dalë t’i shmanget lëndimit më serioz.

Megjithatë, ai ishte mjekuar në spital.

Mëtutje në njoftim theksohet se policia ka thënë se po zhvillonte hetime për këtë sulm dhe për identifikimin e atyre që janë përgjegjës.

“I bëjë thirrje policisë që t’i gjej autorët e sulmit sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe t’i vë ata para drejtësisë”, tha sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviq.
XS
SM
MD
LG