Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Refuzohet propozimi perëndimor për Sirinë


Zëvendësministri i jashtëm rus Genadi Gatillov

Zëvendësministri i jashtëm rus Genadi Gatillov

Rusia sot e ka hedhur poshtë propozim-rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Genadi Gatillov, i tha agjencisë së lajmeve Interfax, se Rusia do ta përdorë veton lidhur me propozimin e “papranueshëm” nëse ai arrin për votim në Këshillin e Sigurimit.

Më herët, në Kombet e Bashkuara është paraqitur propozim-teksti i Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, do t’i jepeshin 10 ditë për ta implementuar planin për armëpushim të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan. Në të kundërtën ai do të ballafaqohej me sanksione joushtarake.

Pritet që negociatat për propozimin perëndimor dhe atë rival rus, në të cilin nuk përmenden sanksionet, do të fillojnë sonte në Nju Jork.

Votimi duhet të bëhet para 20 korrkut, kur përfundon mandati i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri.
XS
SM
MD
LG