Ndërlidhjet

Gjermani: Rabinët kërkojnë vazhdimin e synetisë


Hebrenjtë ortodoksë afër një sinagoge në Izrael

Hebrenjtë ortodoksë afër një sinagoge në Izrael

Konferenca e rabinëve ortodoksë hebrenj nga e gjithë Evropa, sot u ka bërë thirrje hebrenjve gjermanë që ta vazhdojnë synetinë e foshnjeve meshkuj, përkundër një vendimi gjyqësor me të cilin penalizohet kjo praktikë.

Tubimi “emergjent” i Konferencës së Rabinëve Evropianë në Berlin tha se praktika e synetisë së djemve në ditën e tetë të jetës është parim themelor i judaizmit.

Në muajin qershor, një gjykatë në Këln të Gjermanisë vendosi që praktika e synetisë, që përdoret si nga hebrenjtë ashtu edhe nga myslimanët, shkakton dëm të rëndë trupor. Ky vendim gjyqësor ishte bërë në rastin kundër një mjeku, që e kishte bërë synetinë e një djaloshi katëvjeçar mysliman, me kërkesën e prindërve të tij.

Organizatat myslimane dhe hebrenje të Evropës, me një deklaratë të përbashkët kanë kërkuar që Parlamenti i Gjermanisë ta qartësoj situatën.

Në Gjermani jetojnë afro 4 milionë myslimanë dhe 200 mijë hebrenj.
XS
SM
MD
LG