Ndërlidhjet

WSJ: U zbulua blerësi i një pikture të njohur


Blerësi i pikturës së njohur Leon Black

Blerësi i pikturës së njohur Leon Black

E përditshmja Wall Street Journal e ka identifikuar miliardarin amerikan, Leon Black si personi, që e ka paguar shumën rekorde prej 119.9 milionë dollarësh, për punimin e njohur “The Scream” (Klithma) të piktorit Edvard Munch, në ankandin e muajit maj.

Si burim gazeta ka cituar “disa njerëz të afërt” me 60 vjeçarin Black.

Ai është investues në Nju Jork dhe themelues i kompanisë Apollo Global Menagement.

Vepra jetësore e piktorit Munch e vitit 1895, njëra nga katër versionet ekzistuese, shihet si emblemë e ankthit modern ekzistencial.

Tri verzionet e tjera gjenden në muzetë në Norvegji, atdheu i piktorit Edvard Munch.
XS
SM
MD
LG