Ndërlidhjet

Aktivistët: Masakër në Hama të Sirisë


Siri, foto nga arkivi
Siri, foto nga arkivi
Aktivistët e opozitës thanë se trupat siriane të qeverisë duke përdorur tanke dhe helikopterë kanë masakruar më se 200 njerëz në provincën qendrore të Hamas.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se masakra ka ndodhur në fshatin Treimsa.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se ka pasur përleshje mes ushtrisë dhe një të grupi të armatosur "terrorist" në fshat, por nuk përmendi masakrën dhe nuk dha numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Kreu i Këshilltit opozitar Sirian Kombëtar Abdel Baset Saida, shprehu zemërim për masakrën dhe bëri thirrje për një rezolutë të ashpër të OKB-së, që lejon ndërhyrjen ushtarake kundër regjimit të Damaskut.

Observatori thotë se më shumë se 17 mijë persona janë vrarë që nga shpërthimi i kryengritjes në mes të marsit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG