Ndërlidhjet

Gjenden tela të dyshimtë në aeroplan, ndërpritet fluturimi


Aeroporti Ndërkombeëtar, Xhon F. Kenedi në Nju Jork
Aeroporti Ndërkombeëtar, Xhon F. Kenedi në Nju Jork
Zyrtarët thanë se kanë zbuluar tela të dyshimtë në një banjë në një aeroplan, i cili u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut, JFK, rreth 90 minuta pas nisjes.

Por, raportohet se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Zëdhënësi i policisë së Nju Jorkut Pol Braun tha se aeroplani i linjës Delta Flight, që kishte destinacion Madridin, u kthye në aeroport dhe u evakuua pas raporteve për pajisje të dyshimta.

Zyrtarët i kanë marrë në pyetje shkurtimisht dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër, për t’i liruar më pas.

Autoritetet thanë se telat janë gjetur në tualet, dhe me sa duket ata nuk i përkasin avionit.
XS
SM
MD
LG