Ndërlidhjet

logo-print

Mlladiq edhe sot në spital


Tribunali i Hagës

Tribunali i Hagës

Një avokat i Ratko Mlladiqit tha se ish-shefi i ushtrisë serbe të Bosnjes do të kalojë dy ditë në spital, pasi një ditë më parë gjatë procesit gjyqësor iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Branko Llukiq tha se Mlladiqi ndjehet më mirë dhe është në gjendje të komunikojë.

Llukiq gjithashtu tha se Mlladiq ka rifituar lëvizjen në krahun dhe këmben e djathtë pasi, që kishte ndjerë një lloj paralize gjatë ditës së djeshme.

Mlladiq gjykohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën e viteve 1992-1995 në Bosnje.

Dëshmitarët e parë filluan të dëshmojnë këtë javë kundër ish gjeneralit, i cili mohon çdo keqbërje.

Mlladiq, 70 vjeç, është ankuar edhe më parë për problemet shëndetësore. Ai u arrestua në vitin e kaluar në Serbi, pas 16 vjetësh në arrati.
XS
SM
MD
LG