Ndërlidhjet

Rreziku nga armët kimike në Siri


Siri
Siri
Shtetet e Bashkuara ia kanë tërhequr vërejtjen zyrtarëve të Sirisë se do të mbahen “përgjegjës” po që se dështojnë ta ruajnë vendin e shkatërruar nga lufta prej rezervave të armëve kimike.

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit erdhi pasi një raport i “The Wall Street Journal” tha se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se pjesë të arsenalit të armëve kimike të Sirisë po largohen nga depotë ku janë ruajtur.

Në anën tjetër, aktivistët e opozitës thanë se trupat siriane të qeverisë duke përdorur tanke dhe helikopterë kanë masakruar më se 200 njerëz në provincën qendrore të Hamas.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se masakra ka ndodhur në fshatin Treimsa.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se ka pasur përleshje mes ushtrisë dhe një të grupi të armatosur "terrorist" në fshat, por nuk përmendi masakrën dhe nuk dha numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
XS
SM
MD
LG