Ndërlidhjet

Siri: Qeveria e opozita fajësojnë njëra-tjetrën për masakrën


Siri
Siri
Qeveria siriane dhe opozita po fajësojnë njëra-tjetrën për një masakër të re të civilëve që ka ndodhur në rajonin e Hamës.

Aktivistët opozitarë thanë se forcat pro-qeveritare kanë përdorur tanke dhe helikopterë për të kryer sulmin e së enjtes në fshatin Treimsa, që mund të ketë lënë më shumë se 200 persona të vdekur.

Mediat e kontrolluara nga regjimi kanë fajësuar “bandat terroriste” për gjakderdhjen dhe kanë akuzuar mediat pro-opozitare se po e manipulojnë opinionin publik.

Lajmi për masakrën nuk është mundur të konfirmohet nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG