Ndërlidhjet

Rusia miraton ligjin-kufizon organizatat joqeveritare


Presidenti rus, Vlladimir Putin
Presidenti rus, Vlladimir Putin
Shtëpia e ulët e parlamentit rus miratoi një ligj kontravers, i cili imponon kufizime të reja për organizatat joqeveritare që marrin fonde nga jashtë.

Ligji u aprovua në Dumën Shtetërore me një shumicë prej 374 votash pro dhe tri votave kundër.

Me ligjin në fjalë rriten kërkesat për çështjet rregullative dhe të raportimit për grupet që marrin fonde nga jashtë, ndërsa u kërkohet atyre që të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kritikët e kanë dënuar masën ligjore si pjesë të shtypjes së lirive civile me të cilat thuhet se është shoqëruar kthimi në postin e presidentit të Vlladimir Putinit.

Legjislacioni në fjalë është dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG