Ndërlidhjet

Spanjollët protestojnë kundër kursimeve


Kryeministri spanjoll, Mario Rahoi

Kryeministri spanjoll, Mario Rahoi

Qindra punëtorë të sektorit publik në Spanjë dolën gjatë ditës në rrugët e Madridid për të protestuar kundër shkurtimeve në shpenzimet qeveritare, derisa unionet tregtare kërcënuan me shtimin e grevave dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër masave kursyese.

Mbledhje të ngjashme janë organizuar në të gjithë vendin.

Ato vijnë pas mbajtjes së disa demostratave, më e madhja prej të cilave solli rreth 4 mijë njerëz në rrugët e kryeqytetit spanjoll gjatë kësaj jave.

Unionet pritet të mbajnë protesta kombëtare më 19 korrik.

Qeveria konservatore e kryeministrit, Mariano Rahoi, po përballet me pakënaqësitë sociale për shkak të shkurtimeve të buxhetit, i cili vlerësohet të jetë më i rëndi që ka bërë vendi në historinë e tij të re.

Kursimet përfshijnë heqjen e bonuseve për Kërshëndella dhe uljet e taksave për punonjësit e sektorit publik.
XS
SM
MD
LG