Ndërlidhjet

Anan-i shokuar nga ngjarjet në Hama


Emisari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan
Emisari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan
Emisari ndërkombëtar, Kofi Anan, tha se është “i shokuar dhe i tmerruar” lidhur me raportet që flasin për përdorimin e tankeve dhe helikopterëve në luftimet nga të cilat u vranë 200 njerëz në rajonin Hama të Sirisë.

Anan dënoi këto “mizori në shkallën më të lartë të mundshme” për të shtuar se qeveria e Sirisë, sipas të gjitha gjasave, ka shkelur premtimin e saj për të mos përdorur armë të rënda në zonat e banuara.

Qeveria siriane dhe opozita kanë njoftuar mbi numrin e vrasjeve në Hama, por kanë shifra të ndryshme për këtë.

Aktivistët e opozitës thonë se forcat qeveritare kanë përdorur tanket dhe armët në helikopterë edhe gjatë një sulmi që thuhet se u kry të enjtën në Treimsa.
XS
SM
MD
LG