Ndërlidhjet

USAID-i përfundon pogramin kosovar për sundim të ligjit


Logo e USAID-it

Logo e USAID-it

Programi i USAID-it mbi Sistemet për Zbatimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve – SEAD ka përmbyllur punën e vet pas angazhimit që nga nëntori i vitit 2009, njoftoi misioni përmes një komunikate për media.

Ky program, në Kosovë, thuhet se është zbatuar me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore për të ngritur investimet vendëse dhe ato nga jashtë dhe për të krijuar ambient miqësor për biznese.

“Programi vuri në shënjestër tri fusha kryesore – ligjin ekonomik (komercial) dhe edukimin ligjorë të çështjeve ekonomike, reforma në sistemet për zbatimin e vlerësimeve dhe vendimeve gjyqësore, si dhe Rezolutën Alternative të Kontesteve, mekanizëm ky për zgjidhjen e kontesteve biznesore pa harxhuar kohë nëpër procedurat e kushtueshme gjyqësore”, thuhet në komunikatë.

Mësohet se programi zhvilloi nëntë forma standarde të kontratave, të cilat u janë shpërndarë më se 2000 bizneseve kosovare, me qëllim që t'u ofrohen dispozita për të përmirësuar shfrytëzimin dhe zbatimin e kontratave.

Programi thuhet se përfshiu edhe trajnime për më shumë se 1000 gjykatës, avokatë, dhe profesionistë të tjerë ligjorë duke trajtuar tema të ndryshme lidhur me ligjet ekonomike, si dhe përkrahu Univerzitetin e Prishtinës në krijimin e Programit Mastër në Juridik për Ligjet Ekonomike dhe Kontrata.
XS
SM
MD
LG