Ndërlidhjet

Rusia mohon t’ia ketë shitur helikopterët Sirisë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Agjencia ruse për eksportim armësh bëri të ditur se anija e mallrave “Alaid” që po bart armë të helikopterëve për Sirinë është nisur nga porti në Murmansk.

Rosbornoexport njoftoi përmes një deklarate se anija po shkonte në drejtim të “një porti tjetër rus”, por nuk dha hollësi shtesë.

Agjencia ka hedhur poshtë, deri më tani, të gjitha raportet që thonë se helikopterët ushtarak që anijet e agjencisë kanë transportuar i janë shitur Sirisë.

Moska theksoi se helikopterët MI-25 janë pronë e Sirisë të cilat vetëm janë riparuar në shtetin rus.
XS
SM
MD
LG