Ndërlidhjet

Gjykatësit bullgar duan kthimin e kolegut


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Diku 100 gjykatës braktisën të premtën dhomat e gjykimit për të protestuar kundër përjashtimit të kreut të unionit të gjykatësve të Bullgarisë.

Këshilli Suprem Gjyqësor përjashtoi të enjtën nga puna, Mirosllava Todorova, për shtyrjen e publikimit të deklaratave të tij për një varg vedimesh.

Komiteti i Helsinkit në Bullgari e quajti përjashtimin nga puna një përpjekje për ta shkelur një kundërshtar politike, derisa Todorova tha se u bë cak i presioneve politike.

Përjashtimi i tij nga puna vjen një javë para publikimit të një raporti të Komisionit Evropian mbi reformën gjyqësore në këtë vend.

Kryeministri, Bojko Borisov, dhe ministrja e drejtësisë, Diana Kovaçeva, i kanë kërkuar Këshillit Gjyqësor ta rishikojë vendimin e së enjtës.
XS
SM
MD
LG