Ndërlidhjet

Policia e Kosovës jep detaje për aksionin


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Gjatë një operacioni të gjerë policor që u zhvillua në lokacione të ndryshme të Kosovës u arrestuan shtatë të dyshuar për krim të organizuar, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Në një komunikatë të policisë thuhet se këtij operacioni policor i parapriu një punë hetimore dhe operative nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës që nga nëntori i vitit të kaluar, me ç’ rast u arrestuan shtatë të dyshuar dhe u konfiskuan rreth 258 kilogramë substancë narkotike.

Substanca narkotike, sipas komunikatës, ishte e ngarkuar në gomat e një ekskavatori i cili ishte duke u transportuar me një kamion transportues, i cili është ndaluar në terminalin Merdare (pika kufitare Kosovë/Serbi) të cilin e drejtonte i dyshuari I. J. lindur më 31.10.1988 shtetas i Serbisë.

Realizimi i operacionit policor ka vazhduar në disa lokacione në rajonin e Pejës dhe Prishtinës ku janë arrestuar katër persona që dydhohet të jenë të përfshirë në rast.

Përvec substancave narkotike, janë konfiskuar edhe shtatë armë të llojeve të ndryshme dhe 187 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pastaj një kamion, tri vetura një ekskavator dhe tre mijë euro para të gatshme.

Vlera e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë parallogaritet të jetë rreth 180.000 euro.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa personave të tjerë tashmë të njohur për policinë që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.
XS
SM
MD
LG