Ndërlidhjet

logo-print

Rusët para gjykatës për çështjen e tubimeve


Flamuri rus

Flamuri rus

Dy parti politike ruse i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të vendos rreth ligjshmërisë së një ligji të miratuar së fundi e i cili parasheh dënime të rënda financiare për organizimin dhe pjesëmarrjen në demostrata.

Më shumë se 100 ligjvënës të partisë “Për një Rusi të Drejtë” dhe të partive komuniste nënshkruan kërkesën.

Deputetët thonë se ligji i miratuar nuk është në përputhje me kushtetutën.

Ai ishte hartuar dhe miratuar nga partia qeverisëse Rusia e Bashkuar.

Aktivistët thonë se ligji synon kufizimin e së drejtës për tubime publike që e parasheh akti më i lartë shtetëror i vendit.
XS
SM
MD
LG