Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Djali i aktorit Stallone u gjet i vdekur


Aktori i njohur hollivudian Silvester Stallone

Aktori i njohur hollivudian Silvester Stallone

Djali 36 vjeçar i aktorit të njohur të Hollivudit, Silvester Stallone, mbrëmë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Zëdhënësi i Stallones tha se aktori ishte i “shkatërruar” nga humbja e papritur e djalit.

Sejxh Stallone ishte gjetur nga shërbëtorja e shtëpisë.

Mjeku Ed Uinter tha se nuk kishte shenja të traumës dhe se nuk ishte gjetur ndonjë porosi vetëvrasëse.

Gjatë hetimit janë marrë barëra, por mjeku nuk ka thënë se çfarë ilaçesh ato ishin dhe nëse eventualisht droga ka luajtur rol në vdekje.

Rezultatet e testeve toksikologjike priten brenda disa javësh.

Sejxh Stallone ishte paraqitur në filmin e babait të tij “Rocky V”, në vitin 1990, në rolin e djalit të boksierit Rocky Balboa, që e luante babai i tij, Silvester Stallone.
XS
SM
MD
LG