Ndërlidhjet

Klinton: Regjimi i Sirisë me qëllim i ka vrarë civilët


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se ekziston “dëshmi e pakontestueshme” se regjimi i Sirisë “me qëllim i ka vrarë civilët” në fshatin qendror Tremseh.

Ajo ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe që vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara të lejohen të hyjnë në këtë hapësirë, derisa ka raporte se 200 njerëz janë vrarë atje.

Në raportin për të dërguarin ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, vëzhguesit e OKB-së thanë se forcat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, kishin përdorë tanke dhe helikopterë për ta sulmuar fshatin Tremseh.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se ishte “thellë e shokuar” me raportet për vrasjet.
XS
SM
MD
LG