Ndërlidhjet

Futboll: Drogba arriti në Kinë


Futbollisti Didier Drogba
Futbollisti Didier Drogba
Futbollisti i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka arritur sot në Shangai të Kinës. Kështu, Drogba u bë futbollisti i fundit i nivelit botëror që është angazhuar në ligën kineze.

Ish ylli i klubit të futbollit Çelzi, është pritur nga qindra simpatizues në aeroportin e Shangait.

Lojtari 34 vjeçar do të luaj për klubin Shangai Shenhua. Raportohet se sipas marrëveshjes, Drogba do të paguhet më tepër se 300 mijë dollarë në javë.

Në këtë klub kinez, pos Drogbës, luan edhe sulmuesi francez, Nikolas Anelka, i cili kontratën me këtë klub e ka nënshkruar në janar të këtij viti dhe besohet se kushtet e kontratës janë pothuajse të njejta me ato që i ka Drogba.
XS
SM
MD
LG