Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – 20 të vrarë

  • RFE /RL

Afganistan...

Afganistan...

Autoritetet në pjesën veriore të Afganistanit, thonë se së paku 20 vetë janë vrarë, përfshirë edhe komandantin e fuqishëm ushtarak dhe ligjvënësin Ahmad Khan Samangani, nga një sulmues vetëvrasës me bombë, i cili ishte paraqitur si mysafir në një dasmë.

Sulmi i sotëm ndodhi në martesën e vajzës së zotit Samangani në Ajbak, që është kryeqytet provincial.

I ndjeri Samangani, uzbek etnik, ishte i njohur si mbështetës i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.

Ai poashtu ishte rival i gjeneralit Abdul Rashit Dostum, komandant i fuqishëm nga ish Aleanca Veriore dhe njëri nga politikanët më të njohur uzbekë në Afganistan.

Në mesin e të vrarëve nga sulmi me bombë ishin edhe shefi provincial i inteligjencës dhe një komandant i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit.

Talibanët i kanë hedhur poshtë pohimet për involvim të tyre në këtë sulm, dhe kanë thënë se Samangani mund të ketë qenë cak i sulmit për shkat të rivaliteteteve personale.(f.b.)
XS
SM
MD
LG