Ndërlidhjet

AI: Rusia t’i hetoj vrasjet e aktivistëve dhe gazetarëve


Organizata Amnesty International tha sot se Rusia duhet të tregoj vullnet politik dhe ta përfundoj mosndëshkimin për vrasjet e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve në Kaukazin Verior.

Drejtori i kësaj organizate për programin e Evropës dhe të Azisë Qendrore, Xhon Dalhuisen, tha se dështimi i autoriteteve për t’i sjellë para drejtësisë vrasësit e Natalia Estemirovës dhe aktivistëve të tjerë, “mund të shpjegohet vetëm me mungesë komplete të vullnetit politik” për ta përfunduar mosndëshkimin për krime të këtilla.

Këto komente ai i bëri në vigjile të tre vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së akvtivistes Natalia Estemirova në Grozni.

Dalhuisen theksoi se mungesa e qartë e progresit në hetimin e vrasjes së kësaj aktiviste bënë që Amensty International të konkludoj se premtimet nga autoritetet e Rusisë, për t’i gjetur vrasësit ishin “premtime boshe që ata kurrë nuk kanë menduar t’i plotësojnë”.
XS
SM
MD
LG