Ndërlidhjet

Londër: Kompania e sigurimit kërkon falje për Olimpiadë


Rrathët Olimpikë në urën mbi lumin Temza në Londër
Rrathët Olimpikë në urën mbi lumin Temza në Londër
Kompania private e sigurimit, G4S, sot ka kërkuar falje që nuk është në gjendje të angazhoj numrin e paraparë të personelit për ruajtjen e Lojërave Olimpike.

Më pak se dy javë prej fillimit të Lojërave Olimpike Verore 2012 në Londër, kompania njoftoi se do t’i humbë afro 77 milionë dollarë për mos arritjen e numrit të paraparë të punëtorëve të sigurisë.

Qeveria e Britanisë e ka shtuar numrin e personelit ushtarak prej 3500 në 17 mijë vetë, për t’i plotësuar mungesat, pasi kompania G4S i pranoi problemet me personelin e sigurisë.

Sipas kontratës, kjo firmë është dashur t’i siguroj 10 mijë rojtarë, por tash pritet që ajo të jetë në gjendje t’i angazhoj vetëm 7 mijë.
XS
SM
MD
LG