Ndërlidhjet

Egjipt: Hillari Klinton takohet me presidentin Morsi


Hillari Klinton
Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton sot ka arritur në Kajro, për tu takuar me presidentin e ri islamist të këtij vendi, Muhamed Morsi.

Kështu, zonja Klinton do të jetë zyrtarja më e lartë amerikane që takohet me presidentin Morsi, i cili është i ndërlidhur me Vëllazërinë Myslimane.

Sekretarja Klinton po kërkon siguri nga Morsi për mbajtjen e marrëveshjes së paqes së Egjiptit me Izraelin nga viti 1979.

Lartë në agjendën e saj janë edhe liritë fetare dhe të drejtat e minoriteteve.

Aktualisht, Morsi është ngatërruar në betejën për autoritet me gjeneralët ushtarakë, që e morën pushtetin në Egjipt, pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, në fillim të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG