Ndërlidhjet

Klinton: SHBA mbështet tranzicionin demokratik në Egjipt


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për tranzicionin demokratik në Egjipt.

Këto komente ajo i bëri mbrëmë në Kajro, pas bisedimeve me presidentin e Egjiptit, Muhamed Morsi, i cili muajin e kaluar u zgjodh në këtë post si presidenti i parë civil islamik.

Zonja Klinton tha se ajo e përgëzoi zotin Morsi për premtimin e tij për të përfaqësuar interesat e të gjithë egjiptianëve dhe për t’i mbrojtur të drejtat e grave dhe minoriteteve.

Zyrtarja e lartë amerikane tha se Uashingtoni do t’i japë kredi Egjiptit 250 milionë dollarë për tregti dhe do ta krijoj një fond investues për këtë vend.
XS
SM
MD
LG