Ndërlidhjet

Sojuzi rus me tre astronautë u nis për në Gjithësi


Anija Sojuz transportohet në vendin e lansimit në Bajkonur të Kazakistanit
Anija Sojuz transportohet në vendin e lansimit në Bajkonur të Kazakistanit
Anija kozmike ruse, Sojuz, me tre astronautë, është lansuar sot për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Anija me kozmonautin japonez, Akihiko Hoshide, atë rus Juri Malençenko, dhe me amerikanen Sunita Uilliems, u lansuan nga baza Bakjonur në Kazakistan.

Të martën pritet që tre kozmonautët të arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ku aktualisht gjenden astronautët rusë Genadi Padalka e Sergej Revin, dhe amerikani, Xhozef Akaba.

Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë gjendet 385 kilometra mbi Tokë.
XS
SM
MD
LG