Ndërlidhjet

Poloni: U përurua shtatorja e Reganit dhe Papës Gjon Pali II


Flamuri i Solidaritetit në Gdanjsk
Flamuri i Solidaritetit në Gdanjsk
Në qytetin port të Polonisë, Gdanjsk, është përuruar shtatorja e ish presidentit amerikan, Ronald Regan, dhe Papës Gjon Pali i Dytë.

Në Poloni, të dy personat nderohen në masë të madhe për ndihmë në rrëzimin e regjimit komunist para 23 viteve.

Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë afro 120 ish aktivistë të lëvizjes sindikaliste Solidariteti, shumë prej të cilëve ishin burgosur gjatë periudhës komuniste.

Ish lideri i Solidaritetit, Leh Valesa, në një intervistë të fundit tha se “Regani duhet të ketë monument në secilin qytet”.

Shtatorja, që është pak më e madhe se madhësia reale, është e bazuar në fotografinë e agjencisë AP, gjatë vizitës së Papës Gjon Pali i Dytë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1987.
XS
SM
MD
LG