Ndërlidhjet

Aktivistët: Nuk ka progres në hetimet për vrasjen e Estemirovës


Aktivistët e vendosin fotografinë e Estemirovës në qendër të Groznit në Çeçeni

Aktivistët e vendosin fotografinë e Estemirovës në qendër të Groznit në Çeçeni

Tri vjet pas vrasjes së aktivistes për të drejtat e njeriut, Natalija Estemirova, e cila ishte rrëmbyer dhe vrarë në Çeçeni të Rusisë, mbështetësit e saj e kanë akuzuar Kremlinin për sabotimin e hetimit lidhur me vrasjen e saj.

Shefi i grupit Memorial, Oleg Orllov, i tha radios Ekho Moska se “nuk ka pasur progres” në identifikimin e autorëve të vërtetë të vrasjes dhe shtoi se autoritetet në Moskë dhe në Grozni kanë synuar pengimin e hetimeve.

E ndjera Estemirova, aktiviste e grupit Memorial, ishte rrëmbyer dhe vrarë më 15 korrik të vitit 2009.

Në atë kohë, ajo ishte duke hetuar shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga policia lojale ndaj liderit çeçen, Ramzan Kadirov.
XS
SM
MD
LG