Ndërlidhjet

VOX

Sa shpenzojnë të rinjtë kohë dhe para nëpër kafeteri?


Ilustrim

Ilustrim

Shumica e të rinjve në kryeqytet, në mungesë aktivitetesh, kohën e lirë e kalojnë nëpër kafene. Por, sa shpenzojnë në ditë ata, përkundër asaj se shumica e tyre janë të papunë.

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, kemi intervistuar disa të rinj, ku thuhet se ata gjatë ditës nëpër kafene shpenzojnë nga 3 deri në 5 euro në ditë.

Jahja Syla, student në fakultetin e ekonomisë ne Universitetin e Prishtinës, thotë se nuk punon, andaj kohën e lirë e kalon në kafene.



S’ka punë, edhe nuk kanë çka të bëjnë tjetër të rinjtë. Unë dal shpesh. Gjatë ditës deri në 5 euro i shpenzoj”.

Derisa Gresa Proqi thotë për shkak të pamundësisë financiare nuk del edhe shumë shpesh.

Zakonisht kur dal në kafeteri, nuk harxhoj shumë, 1 deri në 2 euro. Kur kam obligime nuk dal shumë, por kur janë pushimet verore dal, por shumë shpesh, më shumë preferoj në mbrëmje një kafe ose një lëng”.

Vjollca Humolli, 28 vjeçare, punëtore administrative, thotë se gjysmën e pagës e shpenzon nëpër kafene gjatë ditës.

Gjatë ditës, shpenzoj shumë. Gati gjysma e rrogës më shkon në kafeteri. Deri sa i shpenzojmë i kemi, por e di që borxh nuk marr asnjëherë për të dalë në kafeteri. Dy deri në 3 euro i shpenzoj gjithsesi”.

Ndërkaq Edona Shigjeqi, studente, thotë se para pak kohësh gjithë kohën e lirë e ka kaluar nëpër kafene, derisa tash del më pak dhe shpenzon më pak.

Kohëve të fundit nuk po shpenzoj, më herët kam shpenzuar më shumë. Kohëve të fundit nuk po më dilet, edhe pse nuk merrem me aktivitete tjera”.

Në Kosovë nuk ka shumë aktivitete ku të rinjtë do të mund ta kalonin kohën.

Edhe pse në shumë vende të botës është praktikë efikase punësimi sezonal përmes së cilit të rinjtë angazhohen për të krijuar një buxhet solid, për plotësimin e nevojave të tyre, në vendin tonë as kjo praktikë nuk po aplikohet.

Por megjithatë, të rinjtë shpenzojnë mjaft shumë para nëpër kafene, duke shpenzuar shumë të holla.

Fjolla, studente e fakultetit juridik, thotë se edhe pse papunësia te të rinjtë është shumë e shprehur, të rinjtë harxhojnë shumë kohë dhe para nëpër kafene.

Në krahasim me nivelin e punësisë, lokalet të mbushura plot ditë e natë. Unë shpenzoj gjatë ditës deri 3 euro, sepse në pauza të ligjëratave dalim nëpër kafeteri”.

E Dardan Krasniqi, 23 vjeçar nga Prizreni, i cili jeton dhe studion fakultetin ekonomik në Prishtinë, thotë se ata që kanë para harxhojnë, përndryshe nuk do të dilnin.

Mendoj që harxhojnë, normal ata që kanë. Unë për vete mesatarisht shpenzoj nëpër kafeteri. Kohën e lirë aty e kaloj. Çmimet nuk janë shumë të larta. Unë në ditë shpenzoj 2 deri në 3 euro”.

Sazana, studente e fakultetit ekonomik në UP, mendon se rinia shpenzon shumë para nëpër kafene, pikërisht në mungesë aktivitetesh tjera, të cilat i mungojnë kryeqytetit.

Jo shumë nuk dal, sepse studioj. Normal, varet çfarë organizime ka, edhe varësisht nga ajo dal. Mendoj se rinia shpenzon shumë , sepse mendoj se rinia nuk ka me çka të mirret”.

Floriana thotë se rinia do të mund të merret edhe me aktivitetet tjera, por që më shumë i preferojnë kafenetë.

Po shpenzojnë shumë rinia. Sa pak punojnë të rinjtë, kafeteritë janë plot, si ditën, si natën. Ka aktivitete me të cilat mund të merren por më shumë dalin”.

Por jo edhe Arben Beqiri e kalon gjithë kohën e lirë nëpër kafenetë e qytetit. Ai merret me sport, derisa mendon se rinia shpenzon shumë.

“Mendoj se harxhojnë tepër. Unë mesatarisht shpenzoj. Gjatë ditës më shumë se dy euro nuk i shpenzoj, unë merrem me sport edhe nuk kam shumë kohë me dalë për kafe”.

Ndërkaq, Driloni i shpenzon deri në 5 euro në ditë, edhe pse është i papunë.

Unë gjatë ditës, si student që jam, nuk harxhoj shumë. Deri në 5 euro i shpenzoj”.

Nebi Karaqica, edhe pse merret me sport dhe studion, ka kohë që çdo ditë t’i vizitojë deri në dy herë në ditë kafenetë.

Unë për vete deri në dy herë në ditë dal në kafeteri. Merrem edhe me futboll. Gjithashtu edhe studioj ekonomikun”.

Sidoqoftë, me mbi 35 për qind r moshës 15 deri 24 vjeçare, dhe mbi 65 për qind nën moshën 30 vjeçare, rinia paraqet grupmoshën më të madhe të popullsisë në Kosovë.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG