Ndërlidhjet

Francë: Fronti Kombëtar planfikon padi kundër Madonës


Madona
Madona
Partia e së djathtës ekstreme në Francë, Fronti Kombëtar, ka njoftuar të dielën se planifikon ta padisë këngëtaren Madona, pasi ajo e kishte paraqitur një video në koncertin e Parisit, që përmbante pamje të lideres partiake të kësaj partie me kryqin e thyer në ballë.

Videoja ishte paraqitur edhe në koncertet e tjera në kuadër të turneut të Madonës, prandaj Fronti Kombëtar ishte shprehur e tmerruar më parë, duke tërhequr vërejtjen se do të ndërmerrte aksion nëse videoja paraqitet në Francë.

Të shtunën në mbrëmje, Madona e paraqiti videon në Stade de France.

Marine Le Pen, që e mori kontrollin ndaj partisë nga babai i saj, Zhan-Mari, është përpjekur ta zhveshë imazhin e Frontit Kombëtar si raciste dhe anti-semite, e veçanërisht gjatë kandidaturës së saj për presidente të Francës.(f.b.)
XS
SM
MD
LG