Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-mun synon t’i ulë shqetësimet serbe për vizitën në Kosovë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, duket se ka synuar t’i zvogëloj shqetësimet e Serbisë se vizita e tij në Kosovë, si pjesë e turneut ballkanik, mund të jetë e lidhur me shpalljen e pavarësisë nga ana e Kosovës, raporton AFP.

Në një intervistë të publikuar sot në mediat serbe, Ban Ki-mun thotë se vizita është në harmoni me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se vizita e zyrtarit të lartë në Kosovë, mund të paraqet “disa probleme”.

Ban Ki-mun do të jetë sekretari i parë i përgjithshëm i OKB-së, që e viziton rajonin prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai të enjten arrinë në Slloveni, për një turne njëjavëshe, me ç’rast do ta vizitoj Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
XS
SM
MD
LG