Ndërlidhjet

Japoni: Nga vërshimet – 26 të vdekur


Njëra nga ujëdhesat në Japoni

Njëra nga ujëdhesat në Japoni

Autoritetet thonë se 26 vetë e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas vërshimeve në ishullin Kjushu të Japonisë.

Mijëra banorë ende mbeten të bllokuar nga rrëshqitja e tokës, që ka shkaktuar mbylljen e rrugëve në hapësirat malore.

Ushtria japoneze ka dërguar ushqime me helikopterë për rajonet e goditura.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se më e keqja ka kaluar, por për sot parashikoi më tepër shi dhe stuhi në disa hapësira.
XS
SM
MD
LG