Ndërlidhjet

Hillari Klinton arriti në Izrael


Hillari Klinton gjatë takimit me presidentin e Egjiptit Mohamed Morsi

Hillari Klinton gjatë takimit me presidentin e Egjiptit Mohamed Morsi

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur sot në Izrael, me ç’rast do të bisedoj me zyrtarët e lartë të këtij vendi, përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Pritet se në agjendën e takimeve të saj do të dominojnë bisedimet paqësore izraelito – palestineze, ndryshimet në Egjipt, dhe programi atomik kundërthënës i Iranit.

Klinton arriti në Izrael pas qëndrimit dyditësh në Egjipt, ku ajo e takoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Morsi, dhe ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për tranzicionin demokratik në Egjipt.

Ajo është takuar edhe me komandantin e lartë ushtarak, Mohamed Husein Tantavi, dhe ka kërkuar nga ushtria që t’i kthehet më tepër rolit të sigurisë.

Zonja Klinton ishte edhe në rihapjen e konsullatës amerikane në qytetin-port Aleksandria, ku protestuesit e gjuajtën me domate dhe këpucë konvojin e saj.
XS
SM
MD
LG