Ndërlidhjet

Spanjë: Protesta kundër masave të kursimit


Pamje nga protesta e minatorëve të Spanjës kundër masave të kursimit të qeverisë

Pamje nga protesta e minatorëve të Spanjës kundër masave të kursimit të qeverisë

Mijëra njerëz kanë dalur mbrëmë në rrugët e Madridit për të protestuar kundër valës së re të masave të kursimit të shpallura nga kryeministri, Marijano Rahoj, javën e kaluar.

Kryeministri ka premtuar 65 miliardë euro të kursimit nga ngritja e taksave dhe shkurtimeve në shpenzime, në kuadër të pakos së dhimbshme, që synon bindjen e Bashkimit Evropian dhe të investitorëve se qeveria e tij është serioze për reforma.

Barrën më të madhe nga këto masa të kursimit do ta bartin shërbyesit civilë në formën e uljes së rrogave, reduktimit të vendeve të punës dhe eliminimit të përfitimeve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG