Ndërlidhjet

SHBA: Obama nuk i kërkon falje Romnit


Barak Obama dhe Mit Romni (djathtas)
Barak Obama dhe Mit Romni (djathtas)
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka refuzuar kërkesën e kandidatit presidentical të Partisë Republikane, Mit Romni, për të kërkuar falje për akuzat se Romni i ka dërguar vendet e punës amerikane në shtetet e tjera, kur ai e udhëhoqi një kompani investuese.

Mbrëmë, presidenti Obama tha shkurt “ne nuk do të kërkojmë falje”.

Romni ka këmbëngulë për kërkim falje, duke thënë se sulmet personale kundër tij janë “nën dinjitetin e presidencës”.

Romni ishte nën kritika të shpeshta nga demokratët e Obamës për kohën sa ishte në kompaninë Bain Capital, duke thënë se Romni i pasur është i interesuar vetëm për t’i ndihmuar milionarët.

Aleatët e Mit Romnit thonë se sulmet janë përpjekje për ta shmangur vëmendjen e votuesve nga fakti se Barak Obama ka dështuar ta ristartoj ekonominë amerikane.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG