Ndërlidhjet

Siri: Luftime të ashpra në kryeqytetin Damask


Dy pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë të Sirisë i mbajnë pozicionet mbrojtëse në një shtëpi

Dy pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë të Sirisë i mbajnë pozicionet mbrojtëse në një shtëpi

Raportohet se në kryeqytetin e Sirisë, Damask, sot po zhvillohen luftime të ashpra, që vlerësohet se janë ndër betejat më intensivet në këtë qytet, prej se ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, para një viti e gjysmë.

Korrespondentët kanë raportuar për të shtëna nga armët e vogla dhe automatike në disa lagje, derisa trupat qeveritare janë përleshur me luftëtarët opozitarë të Armatës së Lirë të Sirisë.

Aktivistët në Damask thonë se ushtria e Sirisë i ka mbyllur rrugët për në aeroport dhe po përpiqet t’i rrethoj luftëtarët kryengritës në disa lagje në pjesën jugore të Damaskut.

Njëherësh, po vazhdojnë aktivitetet ndërkombëtare për përfundimin e krizës në Siri.

I dërguari ndërkombëtar për Siri, Kofi Anan, në Moskë po takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, me qëllim që të siguroj mbështetje të Rusisë për aksion më të ashpër të Kombeve të Bashkuara kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha se konflikti i Sirisë tash në të vërtetë është Luftë Civile.
XS
SM
MD
LG