Ndërlidhjet

Londra përgatitet për fluks të madh njerëzish


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Aeroporti më i madh në Evropë po përgatitet për të pritur një numër rekord të pasagjerëve të hënën-disa ditë para nisjes së Lojërave Olimpike 2012.

Aeroporti Heathrow njoftoi se atletët e 50 shteteve do të arrijnë në këtë aeroport duke sfiduar në masë të madhe sektorin e transportit në Britani.

Diku 236, 955 pasagjerë pritet të kalojnë përmes aeroportit duke tejkaluar rekordin e fundit që u shënua në korrik të vitit paraprak me 233, 562 pasagjerë.

Heathrow ka përzgjedhur tashmë 1 mijë vullnetarë për t’i pritur atletët, zyrtarët dhe mediat.

Në ndërkohë, është shtuar edhe numri i pjesëtarëve të policisë.

Lojërat Olimpike në Londër nisin më 27 korrik dhe përfundojnë më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG