Ndërlidhjet

Rrëmbehet kreu i Komitetit Olimpik të Libisë


Pamje e Tripolit në kohën e luftimeve disa muaj më parë
Pamje e Tripolit në kohën e luftimeve disa muaj më parë
Njerëz të armatosur në kryeqytetin e Libisë kanë rrëmbyer kreun e Komitetit Olimpik të këtij vendi, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Salah Al Alam tha se sulmuesit kanë kapur vëllaun e tij, shefin e Komitetit Olimpik Ahmed Nabil Al Taher Al Alam të dielën në afërsi të zyrës së organizatës në Tripoli.

Ai tha se, që nga atëherë, nuk ka pasur më kontakt me të.

Salah Al Alam tha se ka mësuar për rrëmbimin nga një mik i vëllaut të tij, i cili ishte i pranishëm në kohën kur ndodhi sulmi.

Zyrtarët e sigurisë thanë të hënën se janë duke e hetuar rastin, por nuk dhanë informata më të hollësishme.

Kreu i Komitetit Olimpik i Libisë ishte një mik i afërt i Mohamed Gaddafit- të birit të presidentit të dëbuar të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG