Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i Mlladiqit


Ish-gjenerali i serbëve në Bosnjë, Rakto Mlladiq
Ish-gjenerali i serbëve në Bosnjë, Rakto Mlladiq
Gjykimi i ish-kreut ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, po vazhdon sot në Tribunalin e Hagës.

Gjykimi ishte pezulluar të enjtën e kaluar për shkak të mungesës në gjyq të Mlladiqit, i cili qëndroi për disa ditë në spital.

Një vlerësim mjekësor i kryer me kërkesë të tribunalit vuri në duke se Mlladiq është në gjendje të rregullt shëndetësore për t’u përballur më gjyqin.

Ai akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krim kundër njerëzimit në rolin që ka pasur gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995-akuza këto, të cilat ai vazhdimisht i ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG