Ndërlidhjet

logo-print

Maroko s’e do ambasadorin sirian


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Ambasadorit të Sirisë në Maroko i është kërkuar të largohet nga vendi, njoftuan mediat.

Ministri për komunikim i Marokos, Mustafa Kalfi i tha AP-së se ambasadori, Nabih Izmail, duhet ta lëshojë vendin.

Megjithatë, ai tha se nuk ka ende ndonjë vendim për ta tërhequr ambasadorin marokien nga Damasku.

Tunizia ishte vendi i parë arab që tërhoqi përfaqësuesin e tij diplomatik nga Siria në shkurt të këtij viti si shenjë proteste ndaj shtypjes së dhunshme të opozitës në Siri.

Veprimi i Tunizisë ishte pasuar brenda një periudhe të shkurtër nga gjashtë shtete të tjera të Këshillit për Bashkëpunim në Gji, të cilat poashtu tërhoqën ambasadorët e tyre nga Siria.
XS
SM
MD
LG