Ndërlidhjet

YouTube-më aktiv në fushën mediale


Logo e YouTube

Logo e YouTube

Një studim i ri vuri në pah se YouTube po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një platformë për lajme-një të cilës shikuesit e drejtohen për t’i parë videot e dëshmitarëve okularë në ngjarje të mëdha apo klatastrofa natyrore.

Projekti për Përsosmëri në Gazetari i Qendrës për Hulumtime të Larta publikoi hulumtimin e tij 15 mujor për videot më të shikuara në faqën e tyre Google Inc.

Raporti tregon se, përderisa mbetet i lartë shikimi i lajmeve në televizion, është rritur dukshëm konsumimi i video-ve informuese në YouTube.

“Ekziston një formë e re e video-gazetarisë në këtë platformë”, tha Emi Miçell, zëvendësdrejtore e Projektit për Përsosmëri në Gazetari i Qendrës për Hulumtime të Larta.

“Është një formë ku marrëdhëniet ndërmjet organizatave të informacionit dhe qytetarëve janë më dinamike dhe më të gjithëanshme se sa që kemi parë në platforma të tjera”, u shpreh ajo.

Më shumë se një e treta e video-ve të shikuara ishin ato të plasuara nga qytetarët; më shumë se gjysma ishin plasuar nga organizatat mediale, por pamjet e përdorura në to përfshinin ato të xhiruara nga përdoruesit e YouTube-it.
XS
SM
MD
LG