Ndërlidhjet

Gjermania-më 12 shtator me qartësi për masat evropiane


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjykata Federale Kushtetuese në Gjermani njoftoi se do të vendos në shtator se a është kushtetues ratifikimi i Fondit të ri të përhershëm të Bashkimit Evropian dhe Paktit mbi Diciplinën Buxhetore apo jo.

Qeveria kërkoi që gjykata të mos e shtyjë më vendimin për këtë çështje duke thënë se çdo shtyrje eventuale mund të përkeqësonte situatën në tregjet evropiane dhe në shtetet e zhytura në borxhe të BE-së si Spanja apo Greqia.

Parlamenti gjerman kishte aprovuar më 29 qershor fondin e përhershëm të BE-së, i quajtur Mekanizmi për Stabilitet Evropian, dhe paktin fiskal.

Por, presidenti Joahim Gauk, është rezervuar në nënshkrimin e tyre pas ankesave që i janë drejtuar tashmë gjykatës.

Gjykata tha se vendimi i saj për këtë çështje do të merret më 12 shtator.
XS
SM
MD
LG