Ndërlidhjet

Izraeli pajtohet për lirimin e palestinezit


Flamuri izraelit

Flamuri izraelit

Izraeli është pajtuar që ta rishikojë urdhërin e burgimit për kryetarin e parlamentit palestinez, Aziz Dvejk, dhe do ta lirojë anëtarin e Hamasit të enjtën, i tha AFP-së avokati i të burgosurit.

Fadi Kavasmi tha se Izraeli është pajtuar me kërkesën e tij që të mos ripërtërihet masa e burgimit gjashtë-mujor për klientin e tij.

“Kjo do të thotë se Dvejk do të lirohet të enjtën”, theksoi ai.

Një zëdhënës i Shërbimit Korrektues të Izraelit tha se po i analizon këto informata.

Dvejk ishte burgosur në një pikë kontrolli në Izraeli- ndërmjet Ramallahut dhe Jerusalemit më 19 janar.

Një gjykatë ushtarake vendosi që ta mbajë në burg atë për gjashtë muaj, ndërsa ushtria tha se ai “dyshohet të jetë i përfshirë në aktivitete të grupeve terroriste” edhe pse asnjëherë nuk është ngitur akuza për këtë çështje.

Dvejk ishte zgjedhur përfaqësues i Hebronit- pjesës jugore të Bregut Perëndimor, ndërsa u bë kryetar në sesionin e parë të parlamentit në shkurt të vitit 2006.
XS
SM
MD
LG