Ndërlidhjet

Mubarak kthehet në burg


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak
Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt tha se prokurori gjeneral ka urdhëruar kthimin në burg të ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Vendimi vlerësohet të jetë shenjë që flet për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Mubarakut, i cili ishte dërguar në spital në muajin e kaluar pas një sulmi të rëndë.

Bazuar në vendimin e prokurorit gjeneral, Abdel Magid Mahmud, Mubarak do të mund të ishte sërish në burg të hënën.

84 vjeçari Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm për shkak të dështimit në ndalimin e vrasjes së qindra protestuesve gjatë përleshjeve të vitit të kaluar në Egjipt.
XS
SM
MD
LG