Ndërlidhjet

FMN ul parashikimet


Selia e FMN-së në Uashington
Selia e FMN-së në Uashington
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se kriza financiare në Evropë dhe rritja e ngadaltë ekonomike në Kinë dhe Indi kanë dobësuar ekonominë botërore.

Në rifreskimin tremujor për Parashikimin Vjetor të Ekonomisë Botërore, FMN-ja tha se pret që ekonomia botërore të rritet për 3.5 për qind brenda këtij viti.

Kjo përbën një rënie nga parashikimi i tij paraprak që ishte 3.6 për qind.

Në analizën gjysmë-vjeçare për gjendjen ekonomike në sektorin e punës, FMN-ja tërhoqi vërejtjen se kapaciteti i prodhimit i disa ekonomive të tregjeve si Kina, India apo Brazili do të mund të jetë më i ulët se sa që pritej.

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli gjithashtu parashikimin për rritjen ekonomike globale për vitin 2013 nga 4.1 për qind në 3.9 për qind.
XS
SM
MD
LG