Ndërlidhjet

Gjejnë nazistin e dyshuar


Fotografi e kreut të ideologjisë naziste, Adolf Hitlerit në kohën e Luftës së Dytë Botërore
Fotografi e kreut të ideologjisë naziste, Adolf Hitlerit në kohën e Luftës së Dytë Botërore
Qendra në ndjekje të nazistëve Simon Wiesenthal tha se ka gjetur një nga të dyshuarit më të njohur nazistë dhe se ai po jeton në kryeqytetin hungarez.

I dyshuari 97 vjeçar, Llazhllo Ksatari, akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e 15 mijë e 700 hebrejëve që ishin deportuar nga Sllovakia për në Kampin e Përqëndrimit në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qendra Wiesenthal tha se ia ka transmetuar autoriteteve hungareze informatat mbi Ksatarin.

Ndërkohë, tabloidi britanik “The Sun” bëri të ditur që gazetarët e tij t’i kenë rënë në gjurmë një personi që besohet të jetë Ksatari në një nga qarqet më të mira ta Budapestit.

Ksatari ishte shef i policisë në qytetin sllovak Koshice të okupuar nga hungarezët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një gjykatë hungareze e dënoi atë në absencë me vdekje pas luftës.

Ksatari pat ikur atëkohë për në Kanadë.
XS
SM
MD
LG