Ndërlidhjet

OKB publikon përfitimet e krimit të organizuar


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Zyra për Drogë dhe Krime e Kombeve të Bashkuara vlerësoi se biznesi ndër-kufitar i grupeve të krimit të organizuar në botë kap vlerën prej 870 miliardë euro në vit.

Kjo vlerë e përfitimeve thuhet se është gjashtë herë më e madhe se sa ndihmat zyrtare për zhvillim në botë, ndërsa përfaqëson 1.5 për qind të GDP-së botërore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se me aktivitetet e tyre, grupet e krimit të organizuar shkaktojnë miliona viktima për çdo vit-viktima që hyjnë kryesisht në kuadër të trafikimit me qenie njerëzore.

Gjetjet e zyrës së OKB-së u dolën në kuadër të një raporti të publikuar me qëllim të rritjes së informimit mbi përfitimet e krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG