Ndërlidhjet

logo-print
Kreu i agjencisë për sundimin e ligjit në Iran tha se dëshiron të ndalojë skenat ku njerëzit paraqiten duke ngrënë mish pule nëpër filma.

Esmail Ahmadi Mogadam këto komente i bëri duke tërhequr vërejtjen se me rritjen e çmimit të pulës përgjatë javëve të kaluara, lëshimi i filmave ku njerëzit shihen duke ngrënë pulë, do të mund të rriste sulmet mbi iranianët e pasur.

“Ata tregojnë njerëzit duke ngrënë pulë nëpër filma, perderisa mund të ketë të tillë që s’janë në gjendje t’i blejnë ato”, tha Mogadam.

Ai tha se “disa njerëz që përfaqësojnë këtë dallim klasor mund të shprehin gatishmërinë për t’i kapur thikët dhe për ta marrë këtë të drejtë nga njerëzit e pasur”.

Çmimi i pulës është rritur në Iran duke shkuar në më shumë se pesë dollarë për kilogram, tri herë më shumë se sa që kushtonte në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG