Ndërlidhjet

Ndërron jetë Xhon Lord i Deep Purple


Xhon Lord

Xhon Lord

Xhon Lord, pianist dhe bashkëthemelues i rok grupit britanik Deep Purple ka vdekur në Londër në moshën 71 vjeçare.

Në një mesazh në faqen e tij zyrtare thuhet se Lord ka pësuar një emboli pulmonare fatale pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Lordi ka bashkë-shkruajtur shumë prej këngëve legjendare të Deep Purple-së, duke përfshirë "Smoke On The Water", dhe më vonë ka pasur një karrierë të suksesshme solo, pas tërheqjes së tij nga grupi në vitin 2002.

Nga viti 1968, Deep Purple ishin pjesë e skenës së grupeve 'heavy metal' dhe rok krahas bendeve si Led Zeppelin dhe Black Sabbath.
XS
SM
MD
LG